Drogë e madhe në Durrës e Mallakastër, arrestohen dy trafikantët

Aktualitet

Drogë e madhe në Durrës e Mallakastër, arrestohen dy trafikantët, ja emratVijojnë aksionet e shumta kundër drogës në vend, e cila është nisur masivisht drejt kufijve. Ditën e sotme, janë kapur dhe sekuestruar 15.7 kg hashash, ku në pranga kanë rënë dhe trafikantët. Aksionet janë kryer në Mallakastër dhe Durrës, ku janë ndaluar shtetasit Klemend Zeqaj dhe Hamdi Nderjaku.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Mallakastër

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sekuestohen 3.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë poseduesi, shtetasi:

-Klemend Zeqaj, 33 vjeç, banues në fshatin Dukas, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i'u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3.7 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Durrës!

Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët sekuestrojnë 12 kg Cannabis Sattiva.

Arrestohet një shtetas.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar 12 kg Cannabis Sattiva dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:

Hamdi Nderjaku 51 vjeç, banues në Shijak.

Arrestimi I tij u bë pasi:

Më datë 20.10.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin kamion Reno me targa AA 655 FF, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në kabinë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

ME TE LEXUARAT