Kapen arme e sasi e madhe droge ne Tirane, kater persona ne pranga

kanabis-shkoderPolicia e Tiranes njoftoi arrestimin e kater personave diten e sotme. Burimet zyrtare tha e se më datë 14.10.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Fagu”, ku është goditur një grup i strukturuar kriminal të cilët dyshohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

D. M., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Pasha Muca, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Elsion Almeta, 19 vjeç, banues në Tiranë.

Ervis Muça, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga deklarimet e shtetasve të lartpërmendur, ka rezultuar se këta persona janë financuar për kultivimin e bimëve narkotike nga shtetasit e shpallur në kërkim:

F. A., 21 vjeç, banues në Tiranë
A. A., 47 vjeç banues në Tiranë

Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim i dy të tjerëve u bë në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, se në zonën e fshatit Fag, në pyllin e Panecit, ku janë gjetur të kultivuara 600 bimë në një parcelë si dhe 6280 degë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në proçes tharje të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Gjithashtu janë gjetur rreth 27 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.

Po gjatë konntrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,
– dy armë zjarri, pushkë model 56, me kasë druri.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Shitje dhe shpërndarje narkotikësh”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve dhe armëve luftarake” dhe “Organizim dhe drejtim i organizatave Kriminale” në bashkëpunim, parashikuara nga Nenet 284, 283 ,278-25 dhe 284/a të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Zbulohet shkaku, ja pse vrau veten burri që u gjet me fyt të prerë në Tiranë

Mengjesin e sotem ne Tirane u konstatua nje ngjarje e rende pasi ...