Qeni iu zbulon 32 kg hashash në makinë, ja dy trafikantët e arrestuar

Kliko per me shume info

Një tjetër aksion i madh antidrogë është kapur sot në pikë kufitare Qafë-Botë të Sarandës. Uniformat blu kanë sekuestruar 32 kilogramë hashash, duke arrestuar dy trafikant1ët. Mësohet se kanë përfunduar në pranga shtetasit Hasim Kaja, 21 vjeç, banues në Kryevidh të Kavajës, drejtues i mjetit, dhe Artan Proshka, 31 vjeç, banues në Durrës.

Droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin “Seat” me targë AA074OV, duke përdorur edhe qenin anti drogë. Në brendësi të kroskotit të automjetit policia dalloi disa pako të mbështjella.

Kliko per me shume info

Menjëherë u njoftua grupi hetimor dhe Specialistët për Narkotikët, të cilët gjatë kontrollit të imtësishëm bënë të mundur gjetjen e plot 31 pakove me lëndë narkotike, me peshë totale rreth 32 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.