Kapen 176 kg drogë në Greqi, në kërkim dy shqiptarë

policia-grekeNë Greqi janë realizuar 3 operacione antidrogë, ku janë sekuestruar 176 kg marijuanë dhe arrestuar 9 persona.

Në operacionin e parë në Janinë është goditur nje grup i trafikut Shqipëri-Greqi, ku janë sekuetruar 38 kg marijuanë e janë arrestuar 3 grekë e janë shpallur në kërkim 2 shqiptarë.

Ndërsa në operacionin e dytë në aksin Janinë-Antirio, është ndaluar një mjet brenda të cilit ndodheshin 60 pako me 33 kg marijuanë. Në prangat e policisë ka përfunduar shoferi grek 52-vjeç.

Sakaq në aksin Ardhanu-Ormenu është ndaluar nje furgon me 105 kg marijuanë e janë arrestuar 2 grekë, 2 afganë dhe 1 sirianë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-tirane

Nuk i binden urdhrit të policisë, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Forcat policore të Komisariatit të Policisë nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin ...