Kapet sasi e madhe droge në Greqi, në pranga 6 shqiptare

Aktualitet

drogeeRreth 1 ton kanabis është sekuestruar gjatë ditës së sotme në një magazinë në Greqi. Magazina ndodhet në Afidnes. Në pranga kanë rënë 6 shtetas shqiptarë dhe një grek të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në një organizatë terroriste.

Sipas policisë greke, një pjesë e drogës është gjetur në një kamion, pasi ishte ngarkuar dhe po bëhej gati për tu transportuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Droga është zbuluar, për shkak se njerëzit e përfshirë në rrjet bënin transferta të mëdha të parave dhe kjo gjë ka sjelllë dyshime. Mediet helene shkruajnë se drogë vinte nga Shqipëria.

ME TE LEXUARAT