Prangosen dy "të fortët" e Kurbinit, lëviznin me 11 kg drogë në makinë

Aktualitet
Prangosen dy "të fortët" e Kurbinit, lëviznin me 11 kg

Dy të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi u kapën me plot 11 kilogramë kanabis në makinë. Ata janë Nikoll Koca, 25 – vjeç dhe Rajmond Prenga, 21 – vjeç, të dy banues në Kurbin.

Sipas policisë, droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me targë AA 814 GD. Ajo ishte e futur në 2 thasë të zinj të fshehur në mjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy të arrestuarit dyshohet të jenë gjithashtu pronarë të 15 thasëve të mbushur me mbetje të bimëve narkotike kanabis në Hidrovor – Adriatik, të gjetur ditën e diel nga policia.

Ndalimi i dy të rinjve u bë nga shërbimet e F.N.SH-së, të Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Seksionit kundër Narkotikëve në D.V.P. Lezhë, gjatë patrullimit në kufirin bregdetar.

https://youtu.be/fVh6zDrPFIU

ME TE LEXUARAT