Drogë e madhe shqiptare dhe një gomone e braktisur, Italia në alarm

ddddRreth 650 kilogramë marijuanë u gjetën të premten të braktisur pranë bregut të detit në Monopoli, në rrethinat e Barit.

drogeeee

Siç shihet në këtë foto, droga e paketuar në plot 137 pako plastike, ishte fshehur pas një muri rrethues të një vile të braktisur gjatë dimrit, në plazhin e “Santo Stefanos”.

Disa metra më tej u gjet e braktisur në breg edhe një gomone, e ngjashme me ato të kapura në operacionet e fundit. Ishte një kalimtar në plazh ai i cili lajmëroi policinë për ekzistencën e gomonës së braktisur. Pas krehjes së zonës u gjet edhe sasia e konsiderueshme e drogës.

Sipas mediave në Itali, droga dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria, përmes ujërave të Adriatikut, ashtu si tonelatat e sekuestruara në muajt e kaluar në rajonin e Puljas. Me gjasë diçka ka shkuar gabim gjatë transportit të ngarkesës prej 650 kilogramësh, shkruan “La Repubblica”.

Kësisoj trafikantët vendosën ta fshehin atë e ta rimarrin në një moment të dytë. Vlera në treg e drogës përllogaritet të jetë rreth 3 milionë euro. Prokuroria e Barit nisi hetimet për identifikimin e personave që kanë lënë drogën në plazhin e Puljas.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Burri hodhi gruan nga kati i katërt, pas gjyqtarit, nën akuzë edhe Përmbarimi i Fierit

Pak orë pas nisjes së procedimit për gjyqtarin që lëshoi urdhër mbrojtje ...