Decan, sekuestrohen 83 kg kokinë, arrestohen tre persona

hashashiDrejtoria e hetimit të trafikimit për narkotik gjatë një operacioni policor gjatë ditës së djeshme në fshatin Restalic të Deçanit, ka arrestuar tre persona të dyshuar për shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, ku pas kontrollit në këtë fshat ka gjetur 83 kilogramë e 550 gramë narkotikë të llojit marihuanë. Personi i katërt, sipas Policisë është në arrati.

Drejtori i hetimit të trafikimit të narkotikëve, Bahri Shala në një konferencë të jashtëzakonshme, ka treguar se gjatë operacionit personat e dyshuar janë kapur në flagrancë.

Sipas tij, janë sekuestruar edhe tri vetura, dy me targa të Kosovës dhe një me targa të Shqipërisë, si dhe janë gjetur edhe pesë telefona celularë.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se personat e arrestuar në bashkëpunim me grupet e organizuara kanë shkëmbyer substanca narkotike mes personave të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

BE: Kosova të përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të BE-së, kanë arritur pajtim ...