Kapen me mbi 1 kg hashash, arrestohen dy trafikantët në Lezhë, ja emrat

kanabisPolicia e Lezhës ka arrestuar dy persona ditën e sotme, të cilët u kapët me 1 kg e 130 gramë kanabis. Ata janë: Ahmet Isufi, 25 vjeç, banues në Durrës dhe Armando Marku, 26 vjeç,  banues në Rrubik – Mirditë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Ll. 28 vjeç,  banues në Rrubik – Mirditë

Më datë 15.10.2016, në orët e vona të mbrëmjes,  në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrubik -Mirditë, shtetasi Ahmet Isufi është kapur dhe  arrestuar  në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në çantë  iu gjet një sasi prej 1 kilogram e 130 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet e mirëfillta hetimore  të kryera , ka rezultuar se ky  shtetas dyshohet se këtë sasi lëndë narkotike e ka  marrë nga  shtetasi Armando Marku me qëllim dorëzimin tek shtetasi E.Ll.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i  Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...