Prangosen 4 trafikantët e Krujës me miliona euro e makina luksoze, ja çfarë bënin me femrat!

kanabis-policiaNë superaksion është zhvilluar nga Prokuroria e Krujës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku janë arrestuar katër persona. Arrestimi i tyre është bërë pasi dyshohet se janë organizatorë dhe sigurues punëtorësh për kultivimin dhe shitjen e lëndës narkotike cannabis sattiva.

Gjatë ndërhyrjes policore, e cila ka vepruar me urdhër të Prokurorisë së Krujës, është bërë e mundur zbulimi i disa parcelave me rreth 5000 bimë cannabis, si edhe janë arrestuar:

Persona të dyshuar si organizatorë:

Edmond Kadiu

Elton Bababi

Person që siguronte punëtorët:

Elton Baroka

Shofer i furgonit që transportonte punëtorët në parcela:

Idajet Gashi.

Të arrestuarit janë të gjithë banorë të Fushë-Krujës.

Në bazë të të dhënave hetimore të deritanishme, rezulton se:

Prokuroria e Krujës ka regjistruar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal.

Ky procedimi u regjistrua mbi bazen e informacioneve te derguara nga Policia e Shtetit, te cilat benin fjale se Edmond Kadiu dhe Elton Babai, banor te Fushe-Krujes kishin financuar mbjelljen e nja sasie bimesh narrkotike te llojit canabbis sattiva ne zonen qe perfshin Njsia Adminstrative Bubq e Bashkise Kruje.

Nga veprimet hetimore te kryera rezultoj se Edmond Kadiu dhe Elton Babai kane financuar mbjelljen e bimeve narkotike dhe ne kete veprimtari kriminale kane angazhuar edhe shtetasit Elton Baroka dhe Idajet Gashi.

Këta te fundit sipas porosive te dhëna nga dy organizatoret mereshin me grumbullimin e personave qe punonin per perpunimin e lendes se perfituar nga bimet narkotike.

Ne kete kuader, u shoqeruan edhe 16 (gjashtembedhjete) persona te tjere, kryesisht gra, te cilet kishin punuar per disa dite ne parcelen ku ishin kultivuar kanabis. Nga pyetja e tyre doli qarte veprimtaria kriminale e personave te arrestuar.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Edmond Kadiu u sekuestruan 3.000.000 (tremilion) lek te reja dhe nje automjet B.M.V te tipit X6 , po keshtu u sekuestrua nje atumjet tip Benz CLS i prodhimit te viteve te fundit ne pronesi te shtetasit Elton Babai, si dhe furgoni qe transportonte punetoret per ne parcelat me kanabis.

Nga kqyerja e parceles rezultoi qe ne te ishin kultivuar mbi 5-6 mije bime te tipit kanabis sativa, te cilat ishin ne fazen e pjekjes.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Emri/ Personi i shumëkërkuar në Itali arrestohet në Fier

Një i ri nga Fieri që kërkohej në Itali për pjesëmarrje në organizata ...