Droga shqiptare “çan” sërish kufijtë, kapen mbi 700 kg hashash në Itali

droga italiQindra forca policore kanë “blinduar” prej ditësh kufirin shqiptar, për të mos lejuar kalimin e drogës drejt vendeve fqinje.

Por duket se kjo mënyrë nuk është rezultative dhe asgjë s’do ta ndalojë hashashin shqiptar të marrë rrugët e Evropës. Ditën e sotme është raportuar për kapjen e më shumë se 700 kilogramë hashash të sekuestruar në Itali, në Torre a Mare, në periferi të Barit, ndërsa në pranga ka rënë një 64–vjeçar italian.

Droga, sipas mediave fqinje vinte nga Shqipëria. Ajo u gjet e paketuar në mënyrë hermetike dhe ishte transportuar me anë të një automjeti, pasi kishte mbërritur me skaf në brigjet italiane.

Ngarkesa ishte pikasur nga një helikopter i karabinierëve gjatë natës. Këta të fundit i ndoqën të gjithë fazat e transportimit të drogës deri tek vila ku u gjet edhe trafikanti, Renato Colasuonno. Ky i fundit përfundoi në burgun e Barit, për trafik të narkotikëve.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt, arrestohet burri, rrezikon 35 vjet burg

Policia e Fierit njoftoi diten e sotme se ka arrestuar 52 vjeçarin ...