Italianët: Droga mban gjallë shqiptarët, vendi është kthyer në “Kanabistan”!

Kliko per me shume info

drogeeTë shqetësuar nga sasia e marijuanës që shkon në brigjet e tyre, mediat italiane i kushtojnë rregullisht reportazhe dhe investigime Shqipërisë dhe problemit të saj me drogën.

Këtë herë është “Il fatto quotidiano”, dhe gazetarja Tiziana Colluto ajo nuk heziton të quajë Shqipërinë “al Kanabistan”.

Kliko per me shume info

“Nga vendi i “shqiponjave” në Salento, rruga e gjatë e mallit që mban të gjalle jetën e shumë qyteteve në brigjet e Adriatikut”, kështu hapet reportazhi ne gazetën investigative. Plantacione kudo dhe akuza të bollshme ndaj policisë dhe qeverisë.

Plot 7 faqe është reportazhi në “Il fatto quotidiano”, i mbushur me dëshmi që vijnë nga Shqipëria, por edhe jashtë kufijve.

Pasi ka biseduar dhe intervistuar disa kultivues droge dhe pasi ka mbledhur opinione të disa banorëve në Vlore, Colluto shkruan për gazetën investigative se në Shqipëri një pjesë e madhe e gjendjes sociale dhe ekonomisë ishte e garantuar nga të ardhurat prej emigranteve, kjo deri disa vite më parë, sepse tani është kanabisi qe garanton ekonominë.

Gazeta sjell edhe dëshmi te qytetarëve të Leces, përtej Adriatikut, të cilët thonë se ata gjejnë vazhdimisht thasë të mbushur me marijuanë dhe se janë dëshmitarë te ndjekjes së gomoneve me droge nga Guardia Di Finanza.

Gazeta ka bërë gjithashtu nja përmbledhje të të gjitha rasteve të fundit të transportit ndërkombëtare të drogës jo vetëm nga Shqiperia në Itali por edhe drejt Greqisë, ku nuk le pa përmendur edhe rastin e zyrtarit nga Saranda, Klement Balili.

“Il Fatto Quottidiano” citon edhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili premton lufte kundër narko-trafikantëve me ndihmën e Bashkimit Evropian.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.