50 kg drogë në Shkodër, arrestohet 47-vjecari, ja cfarë iu gjet në banesë

Aktualitet

arrestim-burg-620x330Policia ka kapur një nga 3 autorët e shpallur në kërkim në lidhje me operacionin e zhvilluar në datë 21.10.2016 ku u sekuestruan rreth 50 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, 250 bimë në proçes tharje dhe 2 armë zjarri automatike.

Policia ka bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes ku edhe ka arrestuar shtetasin Pllumb Shpati, 47 vjeç, banues në Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në banesën e tij dhe të shtetasit L.Sh në fshatin Megulle, Shkodër u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-rreth 39 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva

-250 bimë në proçes tharje të cilat u asgjesuan me anë të djegies

-një automatik mod. 56 me krëhër me 30 fishekë

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/2 e 278 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT