Shifra të frikshme, vetëm sot u kapën 674 kg hashash në Vlorë, Shkodër e Lushnje

drogeeeVetëm paraditen e sotme policia raporton se ka kapur 674 hashash të tharë dhe gati për tu transportuar. Bëhet fjalë për 50 kg të kapura në Vlorë, 400 në Shkodër dhe 224 në Lushnje. Pa harruar faktin se 1.3 ton u kap në Fushë-Krujë një natë më parë.

Këto sasi të mëdha droge janë raportuar nga policia.

Kështu duke i marrë një e nga një:

Në Vlorë, është arrestuar 32 vjeçari Erion Dema. Atij iu gjetën në një stallë në fshatin Bunavi 300 bimë të thara dhe 2 kg e 100 gr hashash. Stalla, thotë policia, ishte ngjitur me shtëpinë. Në këtë stallë janë gjetur edhe 10 punëtorëve për të cilët Policia ka filluar procedimin penal për “Moskallëzim krimi”.

Në Shkodër, janë sekuestruar 50 kg dhe 385 bimë cannabis sattiva në proçes tharje. Poseduesit kanë mundur të ikin. Droga u gjet në 5 shtëpi në fshatin Kir, njësia administrative Pult.

Në Lushnjë, janë sekuestruar 224 kg hashash në banesën e Sami Ibaliut, 56 vjeç, banuas në fshatin Zhamë, i cili u arrestua.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...