Droga nuk mbaron, kapen 370 kilogramë në Memaliaj, dy persona në kërkim

kanabisTjetër operacion anti Cannabis. Sekuestrohet 370 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në proces tharje. Shpallen në kërkim dy persona.

Burimet zyrtare njoftuan se Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kamçisht, Memaliaj, në banesën e shtetasve K.M dhe F.M përpunohet lëndë narkotike Cannabis Sattiva, u zhvilluan një operacion.

Si rezultat i këtij operacioni, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në dy bodrumet e saj dhe në një kasolle afër shtëpisë u gjet lëndë narkotike në proces tharje.

Pesha totale e lëndës narkotike ishte 370 kg. Dy shtetasit e lartpërmendur në momentin që ka ndërhyrë policia nuk ndodheshin në banesë.

Nga ana e Shërbimeve të Policisë u bë shpallja në kërkim e shtetasve K.M dhe F.M, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj.

“Policia po punon për kapjen e autoreve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, thane burimet zyrtare.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...