Si e fshihnin shqiptarët kokainën nën logon “Louis Vuitton”

lui-vitonTri ditë më parë policia greke arrestoi një çift shqiptarësh, që u kapën me 29 kg kokainë. Sipas policisë greke, shqiptarët ishin pjesë e një grupi të strukturuar që u godit nga DEA.

Ata merreshin me trafikun e drogës në Evropën Perëndimore. Por si e fusnin drogën shqiptarët në Greqi, por jo vetëm.

Paketimi i drogës bëhej si për produkte kozmetike dhe pikat e shitjes ishin sallonet në Athinë. Karakteristikë ishin logot e kompanive të ndryshme, duke përfshirë edhe shtëpinë e modës “Louis Vuitton”.

Droga u gjet në një kamion në portin e Patras, ndërsa veç shqiptarëve u arrestuan edhe dy grek.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Policia gjen trafikantët që futën drogë në zarfet e postës, do dërgohej në Itali

Policia ka rënë në gjurmët e dy personave që kanë tentuar të ...