Super-aksioni, shkon në 1.3 tonë sasia e drogës në Krujë, emrat e 11 të arrestuarve

IMG-20161019-WA0019Finalizohet operacioni anti- drogë ne Kruje.

Sekuestrohen 1.3 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë 11 shtetas.

Sekuestrohen 6 armë zjarri, fishekë, automjete dhe telefona celularë.

Policia njoftoi se Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe Forcën e Posaçme Operacione në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Derven Krujë kanë konstatuar dy ambjente që shërbenin për tharjen e lëndëve narkotike.

Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:

1. Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;
2.Ferit Sula 45 vjeç lindur në Burrel;
3.Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot;
4.E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;
5.Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;
6.Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
7.Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova)48 vjeç, banues në Fushë- Krujë;
8.Gazmir Gjokea 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
9.Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;
10.Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;
11. Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjatë kontrolle të kryera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1.3 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva;
• 2 armë zjarri pistoletë, tip Makarovë;
• një armë zjarri tip TT;
• 2 armë zjarri automatik;
• një kallashnikov;
• 130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete;
• një automjet Audi – Q 7 me targa AA 066 LD;
• një kamionçinë tip Iveko me targa AA 216 DD;
• një furgon me targa AA 057 GL;
• një Sharoon me targa AA 762 DH;
• një makinë Ford Fokus me targa AA 126 FL;
• një autoveturë tip BMW me targa AA 747 OL;
• telefona celularë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Konflikt me polakët, vret njërin e plagos një tjetër në Vjenë, në kërkim shqiptari

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e ...