Ja rolet e 11 trafikantëve të drogës në Krujë dhe kur punonin gratë

droge-kakavijeProkuroria për Krimet e Rënda zbardh rolet e 11 të arrestuave gjatë aksionit të sekuestrimit të 1.3 ton kanabis në Krujë, ditën e mërkurë.

Sipas hetuesve, organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë tre anëtarët e fisit Gjokeja, Gjovalini, Aureli dhe Gazmiri, të cilët u arrestuan në një lokal në një zonë larg magazinave të drogës.

Ata ishin në përgjim prej Korrikut nga prokuroria dhe gjatë kësaj kohe është dokumentuar e gjithë veprimtaria e tyre.

Gjokeajt, sipas prokurorisë, janë filmuar duke hyrë në kapanone dhe janë përgjuar në telefona, ku janë kapur biseda të ndryshme për trafikimin e drogës.

Kujtim Rexhepi, rezulton se është pronari i dy ambienteve të cilat janë përshtatur për tharjen e lëndës narkotike dhe presimin e saj.

Minoreni me inicilaet E.N mësohet se do të lirohet. Ndërsa pjesa tjetër e të ndaluarve ishin të punësuar në transportin e drogës nga parcelat në magazina dhe paguheshin nga 30-50 mijë lekë të vejtra në ditë.

Burimet bëjnë me dije se në kapanone punonin afro 30 persona, njerëz të besuar të organizatorëve, të cilat ishin shumica gra. Pjesa më e madhe e punës kryhej natën. /Tv Klan

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...