Drogë në Greqi, policia arreston 7 persona, mediat: Janë nga jugu i Shqipërisë

2
Kliko per me shume info

UntitledDitë më parë në Greqi u zbuluan 1 ton e 669 kg lëndë narkotike e llojit marijuana në një magazinë, duke arrestuar si autorë 7 persona me kombësi greke, por që sipas mediave greke janë nga jugu i Shqipërisë. Mësohet se të arrestuarit janë të moshës 40-62 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Gjithashtu policia greke greke i sekuestroi organizatës kriminale20.095 euro, 12 celularë, 2 peshore, 1 makinë, 1 motor, 1 kamion dhe 1 kasafortë metalike. Pas këtij operacioni, mediat greke shkrujnë se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion vendet e tjera Europiane. Sipas policisë greke, pasi magazinohej, droga dërgohej me kamionë në Holandë, Gjermani dhe Belgjike. Ndërkaq policia po heton lidhjet e mundshme të kësaj organizate edhe me organizata të tjera që veprojnë në trafikun drogës nga Greqia drejt Europës.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here