Droga e sekuestruar në kufirin greko-shqiptar, zbulohen emrat e transportuesve të arrestuar

Kapet “bosi” shqiptar i drogës në Gjermani, shikoni ku i kishte fshehur 230 kg hashashOperacioni i policisë greke ditën e djeshme ku arriti të kapte autorët, për mediat janë identifikuar emrat e të arrestuarve në kufirin greko-shqiptar si transportues të drogës që u gjet në makinën e Alket Dhrosos. Sipas policisë së Igumenicës, ata janë vëllezërit Izet dhe Albert Calameni, 30 dhe 28 vjeç, banorë të përkohshëm të Sarandës. Izeti, i dënuar më parë nga Gjykata e Sarandës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Personi i tretë i arrestuar është Klodian Gjinaj, 32 vjeç. Ata janë thjesht transportues të çantave me drogë nga kufiri i gjelbër. Në kërkim janë edhe tre të tjerë që ende nuk janë kapur pasi Alket Dhroso nga Saranda ka deklaruar se drogën e kanë kaluar nga mali 6 persona dhe ai ka shkuar e ka marrë me makinë. Policia greke nisi një operacion të madh në kufi me Shqipërinë pas arrestimit të Dhrosos me 174 kg marijuanë, në rrugën rurale Filat-Igumenicë. Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Igumenicës, Ilia Dodi janë ngritur pika kontrolli në kufi pranë fshatit Smerto pasi Dhroso ka deklaruar se drogën e ka marrë nga 6 shqiptarë të tjerë në kufirin e gjelbër. Pas dëshmisë së tij policia ka arritur në identifikimin dhe arrestimin e 3 të tjerëve.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

Policia e Vlorës ka ndaluar ditën e sotme pedagogen Dorina Mino, e ...