Mbi 200 policë "luftë" me drogën në terren, ja bilanci për sot, rezultat befasues

Aktualitet

krime-rendaPolicia e Shtetit bëri një përbledhje të operacioneve pasditen e së premtes, nga ku bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zhvilluar në total 6 operacione.

“Rreth 200 forca policore po vijojnë kontrollet mbi bazën e informacioneve policore dhe operative që disponon Policia për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike, si dhe për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike” thuhet në njoftim.

Operacionet janë zhvilluar 1 në Tepelenë, 2 në Memaliaj, 1 në Shkodër , 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë.

Si rezultat i tyre janë sekuestruar 371 Kg Cannabis Sativa në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Tepelenë e Memaliaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po kështu janë evidentuar katër kapanone me 7.500 bimë narkotike në proces tharje dhe përpunimi.

Për lëndën narkotike policia ka arrestuar 4 shtetas si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Nga ana e policisë po vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Zbulohen 4 kapanone me 7500 bimë kanabis në qarkun e Gjirokastrës

Shkodër, Kurbin e Vlorë, sekuestrohen 336 kg kanabis

Shpallet në kërkim 50-vjeçari, kishte mbjellë 1567 rrënjë kanabis

Sekuestrohen 105 kg kanabis, një u arrestua, një në kërkim

Braktisin fuoristradën me 75 kg kanabis, 1 arrestohet, 1 në kërkim

Shkodër, sekuestrohen 156 kg kanabis, dy në pranga

ME TE LEXUARAT