Deklaratë bombë nga Greqia: 1 ton drogë e kapur është e Klement Balilit

klement-baliliDroga shqiptare po bën jehonë në mbarë botën. Pas operacioneve dhe shqetësimeve të ngritura nga Italia, alarmi është vënë dhe nga grekët. Këta të fundit kanë kryer akasione të gjera prej ditësh, të cilët kanë rezultuar pozitiv, prej ku janë kapur sasi të mëdhaja hashashi.

Një ditë më parë u kap plot 1 ton hashash shqiptar në Athinë, një sasi e cila ka zënë jo pak hapësirë në mediat greke sot. Këto të fundit shkruajnë se sasia e drogës i pëket të shumëkërkuarit Klement Balili.

Një nga gazetat më të mëdha ne Greqi, “Ethnos”, shkruan sot se “pas dërgimit në Greqi të ngarkesës prej 1 ton kanabis, eshte një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, i lidhur me 44-vjeçarin shqiptar, Klement Balili, që njihet edhe si Eskobar i Ballkanit”.

gazeta greke

Madje edhe titulli në versionin online të gazetës Ethnos, është: “Eskobari shqiptar me një ton kanabis”.

Droga u zbulua në një magazinë në zonën Afidnes, rreth 30 km nga qendra e Athinës. Më tej, gazeta vë në dukje se autoritetet greke kane lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti ndaj Klement Balilit, si drejtues dhe financues i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

“Megjithëse autoritetet shqiptare kanë filluar procedurat përkatëse, 44-vjeçari nuk është arrestuar ende”, thekson gazeta greke “Ethnos”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kërkoi seks me qytetaren, tri vjet burg ish-gjyqtarit të Beratit Shyqyri Cobo

Gjykata e Krimeve te Rënda denoi me tre vite burg ish-gjyqtarin e ...