U kap me 4 doza heroinë, bie në pranga 30-vjeçari në Lushnje

policia-lushnjeNjë 30-vjeçar nga Lushnja,ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me 4 doza heroine.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Erion Kurti, 30 vjeç, banues në lagjen ‘Loni Dhano’; Lushnjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia shpjegon se prangosja e tij u bë pasi në lagjen “Loni Dhano”, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Toronto të Kanadasë. Policia ...