Donald Trump një pervers?! Ja rrëfimet e misseve

18
Kliko per me shume info

UntitledPas polemikave dhe skandaleve të ditëve të fundit lidhur me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjen konfirmimi i Miss-eve, se Donald Trump hynte në dhomën e tyre kur ato ishin zhveshur, gjatë konkurseve të bukurisë që organizoheshin prej tij.
Tasha Dixon, Miss Arizona e vitit 2001, tha duke folur për një televizion kalifornian, se ai futej në dhomat e konkurrenteve gjatë kohës që ato ishin të zhveshura ose gjysmë të zhveshura dhe përgatiteshin për sfilatën me bikini.
Këtë zakon duket se kandidati republikan e ka pasur prej kohësh, pasi sipas sajtit ‘Buzzfed’, katër bukuroshe të shpallura Miss deklaruan se në vitin 1997 kishte hyrë në dhomë kur ishin të zhveshura, ndërkohë që një pjesë ishin ende të mitura.
Tre prej tyre ish- Miss Adoleshente, të cilat nuk pranuan të identifikohen.
“Kujtoj se po vishesha kur e gjeta përballë. Mos u shqetësoni, kam parë shumë të tjera tha”, deklaroi ish- Miss Vermont Teen USA, Mariah Billado, e cila guxoi dhe e bëri denoncimin me emër./lajmi.net/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here