Donald Trump në një tjetër skandal seksual, ja rrëfimi aktores

UntitledSa më shumë i afrohemi ditës së zgjedhjeve, aq më e ashpër bëhet lufta midis Donald Trump dhe Hillary Clinton. Pasi Hillary fitoi të gjitha debatet televizive, tashmë kandidatit republikan i vjen një tjetër goditje. Trump u akuzua të dielën se kishte kërkuar favore seksuale nga aktorja Jessica Drake.
Sipas Drake, dhjetë vjet më parë gjatë një turneu golfi në Kaliforni, kur ishte i martuar me Melania Trump, Donald e preku dhe e puthi me forcë. Më pas, ai i ofroi asaj 10.000 dollarë në këmbim të seksit, duke e ftuar në suitën e hotelit ku po qëndronte. Aktorja e industrisë pornografike, thotë se nuk kërkon asnjë shpërblim për faktin që zbuloi këtë histori. Ajo dëshiron thjesht që njerëzit të kuptojnë se Trump nuk është njeriu i duhur për t’u bërë President. Ndërkohë, përfaqësues të kandidatit kanë thënë se versioni i Jessica-s është i pavërtetë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Njihuni me Fevziun para 26 vitesh, në kohën kur kishte flokë (Foto)

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu së fundmi ka postuar një foto të ...