“Ministri grek Kocias, një klloun dinjitar”!

mesiladodaDeputetja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, reagoi ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kocias, lidhur me marrëdhëniet me Shqipërinë. “Nuk i gjej dot dy raste, kur ministri i jashtëm Kocias të ketë patur deklarime koherente, të ekuilibruara e të matura. Por sot ka tejkaluar çdo sinor për një dinjitar të lartë që përfaqëson diplomacinë e një shteti anëtar të NATO-s”, thuhet në një deklarim të Dodës.

Sipas saj, Greqia duhet të respektojë konventat ndërkombëtare dhe kjo vlen edhe në rastin e shqiptarëve të Çamërisë. “Ky klloun dinjitar, peshqesh i grekëve të rinj, do duhet të ndajë mendjen, nëse është për respektimin e konventave ndërkombëtare dhe në të njëjtën linjë me Brukselin, apo kërkon të mbrojë lavdinë e kolonel Zervës”, shprehet Doda.

“Duhet marrja e një pozicioni të qartë nga shteti i sotëm, ose ndjesë publike dhe kërkesë faljeje për krimet e kryera ose bashkëpunëtor publik me krimin dhe kundër vlerave të Europës. Arroganca nuk ndihmon kërrkënd, veç frikacakun”, nënvizon Doda.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...