Vetëvrasja e 17-vjeçarit në Berat, flet shoku i shkollës: Ja si është e vërteta

policia2015Zbardhen të tjera detaje nga vetëvrasja e 17-vjeçarit P. Xhaferaj në Berat. Shoku i tij i klasës tregon se shkak për ngjarjen u bë dëshpërimi i madh i të riut, pas refuzimit të dashurisë nga vajza që i kishte propozuar.

Nxënësi, në një rrëfim për “jetaoshqef” thotë më tej se Titi, (kështu e thërrisni) ishte një ndër djemtë më të mirë që kishte ajo shkollë, i urtë, i edukuar dhe që të gjithë e donin, por jeta e tij filloi të ndryshonte, kur ra në dashuri me një vajzë, e cila e refuzoi.

Përpara se të vetëvritej, adoleshenti u largua nga shkolla duke lënë orët e mësimit, ndërsa një ditë më parë mbylli edhe Facebook-un. Shokët e kuptuan se ai nuk ishte mirë, por nuk menduan se do të arrinte deri në këtë pikë.

Rrëfimi i plotë i shokut të adoleshentit:
“Përshëndetje, unë e njihjma shumë mirë atë djalë, ishte shoku im, ai ishte shumë djalë i mirë, të gjithë e donim Titin. Shkolla përbëhet nga 96% nga fshati. E vërteta qëndron këtu, që në vit të parë donte një vajzë që kishte që në vit të parë, e donte dhe kishte rëndë brenda keq me atë, ky i propozoi, por ajo nuk pranoi, u vetëvra, piu fotoksinë. Atë vajzë ai e kishte në klasë, hapej vetëm me një djalë nga klasa, ky shoku i tha lëre se nuk bëhet gjë. Ky mbylli Facebook-un një ditë parë se të pintë fotoksinë. Kishte rënë shumë keq me atë gocën, i propozoi ai, por kjo s’pranoi, ia bërë të qartë që jo dhe nga kjo ai piu fotoksinë. Ishte tip i mbyllur në vetvete, Titi nuk hapej me asnjë, nuk e menduam që do të arrinte deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta dhe jo ajo që thotë policia”, ka thënë shoku i të riut që i dha fund jetës
I pyetur nëse mbante mend bisedën e fundit me Titin, ai u shpreh:
“Faktikisht me Titin s’kam folur në Facebook dhe në shkollë s’para e shikoja. Mbaj mend vetëm kur e takova në rresht para ca kohësh, i thashë “Titi ca bën” edhe kaq.  Por, sa më tregoi një shok qe kishte në klasë, ky para se të pinte fotoksinë kishte ardhur në shkollë, bëri vetëm 4 orë mësim dhe kur vajti tek shkallët i tha ky shoku “Titi ku vete?”, por ai s’foli, por iku, kjo është e gjitha. Ai ka motër dhe vëlla, për motrën e tij më vjen shumë keq,  gjynah se ishte këputur fare nga vdekja e vëllait”, ky ishte versioni i shokut të 17-vjeçarit nga Berati për Jetaoshqef.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-elbasan

Arrestohet hajduti i banesave në Elbasan, 5 vjedhje në një muaj (Emri)

Policia e Elbasanit ka arritur të ve në pranga një 30 vjeçar ...