Policia jep detajet: Djali i kryebashkiakut përplasi dy makina dhe u largua

aksidenti-lacNjë aksident ka ndodhur të enjten në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku janë përfshirë 3 mjete, njëra prej tyre makina e Policisë Rrugore.
Si pasojë e përplasjes është plagosur një efektiv policie, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, dhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinën tjetër.
Sipas burimeve,është djali i kryebashkiakut të Laçit, Artur Bardhi, Kevi Bardhi i cili ka përplasur nga mbrapa makinën e policisë që mbante radarin, teksa ai udhëtonte me shpejtësi të lartë në këtë aks rrugor.

Detajet e Policisë:

“Me datë 20.10.2016 , rreth orës 11:30, në supërstradë në Fushë -Mamurras ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet:
Benz me targë AA 111 OU ku drejtues dyshohet shtetasi K.B. i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ford me targë AA 602 CH me drejtues shtetasi F.A.
Mjeti i policisë Lezhë me targë Policia 2024.
Për pasojë janë lënduar një efektiv i policisë rrugore dhe 2 pasagjerë në mjetin Benz me targë AA111OU të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

shqiptaret-greqi

Ja kush janë 33 shqiptarët që “mbytën” Greqinë me drogë (EMRAT)

33 shqiptarë kanë rënë në pranga gjatë superoperacioni të Policisë greke të ...