Shkrumbohet makina te “Komuna e Parisit”, policia nis hetimet

Makina e grabitjes e braktisur dhe djegur nga autoret

Makina e grabitjes e braktisur dhe djegur nga autoret

Një automjet u dogj mëngjesin e së martës në Tiranë. Mjeti tip “Ford” me targë “TR 2118 U” u përfshi nga flakët në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat shuan zjarrin, ndërsa policia nisi hetimet për rastin.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, megjithatë, nisur nga fakti që mjeti ka qenë i parkuar, nuk përjashtohet mundësia e zjarrvënies së qëllimshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Policia gjen trafikantët që futën drogë në zarfet e postës, do dërgohej në Itali

Policia ka rënë në gjurmët e dy personave që kanë tentuar të ...