Horror në mes të Prishtinës, shkrumbohen plotësisht 3 makina

makinaaaTri vetura janë djegur rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Ekrem Rexha” në lagjen Arbëria të Prishtinës. Veturat e djegura janë të tipit Audi, Mercedes dhe Opel, bën të ditur policia për Gazetën Express.

Policia njofton se ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj zjarrvënie.

Kliko per me shume info

“Ende nuk dihet se zjarri që i ka përfshirë veturat a ka qenë i qëllimshëm apo aksidental”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, të shtunën për Express.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zjarrfikësit.

Raste të veturave të djegura ka pasur edhe më parë në kryeqytet, muaj më parë persona të panjohur i patën djegur veturën gruas së Bajram Gecajt, pastaj edhe asaj të Memli Krasniqit. Për shkaqe dhe motive ende të pazbuluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.