Protestonin kundër impiantit të mbetjeve, policia dhunon banorët (Video)

UntitledPartia Demokratike akuzon policinë për dhunë ndaj banorëve të fshatit Portëz, të cilët protestuan kundër impiantit të mbetjeve. Kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj publikoi një video që tregon dhunën ndaj protestuesve.

Sipas Alibeajt, policia ka shpallur në kërkim dy qytetarët që regjistruan me telefon dhunën policore në Portëz të Fierit.

“Afera korruptive me koncesionin për djegien e mbetjeve është një nga arsyet e padurimit të Edi Ramës për të miratuar ligjin e plehrave.
Korrupsioni është arsyeja se pse Edi Rama i tradhtoi 65 mijë qytetarët që firmosën për referendum. Korrupsioni është arsyeja e urdhrit të Edi Ramës për të shtypur me dhunë protestën në Portëz dhe këdo që i kundërvihet këtij pushteti të kriminalizuar dhe korruptuar deri në palcë.”- deklaroi Alibeaj.

DEKLARATA E PLOTE
Për dy lekë më shumë në xhepat e vet, Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, të fyej, shantazhojë dhe të dhunojë qytetarët e tij.
Rast flagrant është dhuna policore e ushtruar sot ndaj banorëve të fshatit Portëz ku Edi Rama ka vendosur të ndertojë një impiant për djegjen e mbetjeve të vendit dhe ato që ka planifikuar të importojë me ligjin e mbetjeve.
Prostesta e sotme e banorëve kundër impiantit të djegies dhe në mbrojtje të shëndetit të fëmijeve të tyre është shtypur me dhunë nga forca të shumta policore. Por e turpshme është dhe shpallja në kërkim policorë të atyre që e filmuan dhunën e ushtruar sot.
Edi Rama mbyll sytë përpara tonelatave me drogë që kalojnë çdo ditë kufinjtë tanë dhe shpall në kërkim dy qytetarë që regjistruan me telefon dhune policore.
Edi Rama u jep mbrojtje kriminelëve dhe trafikantëve në kërkim ndërkombëtare dhe lëshon policinë për të dhunuar qytetarët dhe në ndjekje të dy qytetarëve që me guxim demaskuan sjelljen brej banditësh të forcave të policisë ndaj qytetarëve që nuk kërkojnë asnjë më shumë se sa të mbrojnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.
Afera korruptive me koncesionin për djegien e mbetjeve është një nga arsyet e padurimit të Edi Ramës për të miratuar ligjin e plehrave.
Korrupsioni është arsyeja se pse Edi Rama i tradhëtoi 65 mijë qytetarët që firmosën për refendum.
Korrupsioni është arsyeja e urdhrit të Edi Ramës për të shtypur me dhunë protestën në Portëz dhe këdo që i kundërvihet këtij pushteti të kriminalizuar dhe korruptuar deri në palcë.
Edi Rama i ka bërë gabim llogarit. Historia ia ka treguar se një popull nuk mund të shtypet me polici dhe një shtet nuk mbahet me kriminel e trafikant./balkanweb/

 

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rregullat e reja të Call Center, LSI: Të ndërhyhet shpejt dhe konkretisht

Rregullat e fundit të Call Center kanë sjellë  trazira të mëdha në ...