Shpëtoni nga dhimbjet e kokës me këto produkte natyrale

Soft

UntitledSa shumë gjëra mund të shkaktojnë dhimbje koke. Afatet. Grindjet. Shefat e bezdisshëm. Bllokimet në trafik. Madje edhe gjërat e mira mund t’ju japin dhimbje në kokë.

Në përgjithësi kokëdhimbjet janë reagimet e trupit tuaj ndaj stresit fizik apo emocional. Ai stres mund t’i bëjë muskujt në kokën dhe qafën tuaj të kontraktojnë dhe kështu krijojnë kokëdhimbje tensionuese, transmeton Koha.net. Apo mund t’i bëjë enët e gjakut të ngushtohen dhe pastaj të zgjerohen për të prodhuar migrena apo kokëdhimbje vaskulare. Dhe nëse sinuset tuaj janë të mbushur apo të infektuar, shpesh rezultojnë me kokëdhimbje shpërthyese.

Pavarësisht sikletit, shumica e kokëdhimbjeve janë të përkohshme dhe reagojnë mjaft mirë ndaj tretmanëve që i bëni vetë dhe i mbani në dollapin e ushqimeve

1. Rrënja e xhenxhefilit si çajXhenxhefili mund të veprojë kundër migrenës duke penguar sintezën e prostaglandinit. Për shumë xhenxhefili ndihmon të ndalen të përzierat që shpesh shoqërojnë migrenat. Bëni një çaj duke zier e vluar lehtë tri copa me masë çereku të rrënjës së xhenxhefilit në dy filxhanë ujë, të mbuluar, për 30 minuta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

2. Vaj të trumzës dhe rozmarinës për fërkim të kokësPër të qetësuar dhimbjen e kokës, qitni disa pika të vajit esencial të trumzës apo rozmarinës në duar dhe drejt në ballë. Bëni masazh të lehtë lëkurës suaj dhe pastaj qëndroni të qetë për disa minuta. Në një studim të vitit 2010, hulumtuesit kanë zbuluar që vajrat e rozmarinës dhe trumzës përmbajnë carvacrol, një substancë që vepron si agjent COX-II, ngjashëm si veprojnë ilaçet antiinflamatore pa steroide, siç është ibuprofeni.

3. Çaji kamomil Pak pushim në agjendën tuaj të ngjeshur mund ta qetësojë pak tensionin që shkakton shumë kokëdhimbje. Çaji i kamomilit ka përbërës që ndihmojnë të lehtësojnë dhimbjen dhe t’ju relaksojnë. Përgatiteni çajin duke përdorur një qese kamomil në një filxhan me ujë sapo të vluar. Lëreni të “lëshojë” mbuluar për 10 minuta. Ëmbëlsojeni me mjaltë, nëse keni qejf. Ndani disa minuta ta derdhni ngadalë çajin e nxehtë derisa qëndroni në një vend të qetë.

4. Vaji i pepermintit dhe i livandës për larje të këmbëveDisa mjekë të medicinës popullore besojnë që larja e këmbëve është mjet i fuqishëm shërues për kokëdhimbjet, transmeton Koha.net. Uji i ngrohtë e tërheq gjakun në këmbët tuaja, duke e lehtësuar presionin në enët e gjakut të kokës. Duke shtuar disa pika të vajrave të pepermintit dhe livandës, aroma siguron një lehtësim qetësues.

5. Magnezi Hulumtuesit e kokëdhimbjeve thonë që ata që vuajnë nga migrena duhet ta mbajnë këtë mineral esencial në arkën e tyre medicinale. Duket që personat që vuajnë nga migrena kanë nivele të ulëta të magnezit në trurin e tyre gjatë sulmeve dhe munden po ashtu të kenë mungesë të përgjithshme të magnezit. Në fakt dy studime klinike me placebo, kanë treguar që marrja e shtesave të magnezit mund të ndalë dhimbjen e kokës. Ekspertët rekomandojnë marrjen e 400 miligramëve të magnezit të kelatuar në ditë, oksidit të magnezit, apo magnezit të liruar ngadalë, ku të gjitha mund t’i gjeni në farmaci. Kujdes: magnezi mund të shkaktojë diarre tek disa njerëz.

6. Vitamina B2Në një studim, marrja e 400 miligramëve të kësaj vitamine, e njohur si riboflavinë, çdo ditë për tre muaj, ka zvogëluar migrenat në 59 për qind të vullnetarëve, në krahasim me vetëm 15 për qind tek vullnetarët të cilët kanë marrë placebo.

7. Ekstrakti i rapuhës (Petasites hybridus)Një barishte e quajtur rapuha ka dëshmuar veten aq efektive për lehtësimin e migrenës që mjekët e specializuar në kurimin e migrenës shpesh e rekomandojnë. Të paktën tri studime janë kryer me Petadolex, një ekstrakt i rapuhës për të cilin nuk ka nevojë për recetë nga mjeku, dhe në çdo studim, barishtja në mënyrë të konsiderueshme ka reduktuar sulmet e migrenës kur është krahasuar me placebon. Doza e rekomanduar është 75 miligramë në ditë për një muaj, pastaj 50 miligramë dy herë në ditë./gazetaekspres/

ME TE LEXUARAT