Devoll, kapet pa rrip sigurimi, arrestohet pasi tentoi të korruptojë policin

Kliko per me shume info

rrugore14Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, pasi për të shmangur masën administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit, i ofron rryshfet punonjësit të policisë rrugore.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Kliko per me shume info

Luan Matraxhiu, 35 vjeç, banues në fshatin Vidhas-Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas në qytetin e Bilishtit, duke udhëtuar me automjetin tip “Volkswagen” me targa AA359JY, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, i ka ofruar një shumë prej 2000 lek,punonjësit të qarkullimit rrugor.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.