Detaje shokuese/ Zbulohet shkaku, ja pse Deliallisi lëvizte kundërvajtje në autostradë

aksidenti-ne-durresDashnor Deliallisi nuk po ndiqej nga Policia në momentin kur ka aksidentuar makinën me 3 vajzat që po lëvizte në drejtim të Durrësit.
Sipas hetimeve, 36-vjecari ka lëvizur në sensin e kundërt të autostradës për të mbërritur sa më shpejt në destinacion.

Pra ky veprim që u kushtoi jetën 3 vajzave dhe atij vetë ka qenë një “kaprico” e 36-vjecarit.

Kliko per me shume info

Një makinë që lëvizte në autostradë është përballur me “pilotin vrastar” por ka arritur ti shmaget pasi ka pasur fushëpamje të mjaftueshme. Më pas 36-vjecari ka aksidentuar makinën tip “Benz” me të cilën udhëtoni tre vajzat. Kjo përplasje nuk është shmangur pasi ka ndodhur në një kthesë dhe fushëpamja e të dyja makinave ka qenë jo e plotë.

shkaktari-aksidentitNë afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja ka qenë një patrullë policie, me 4 efektivë, dy punonjës të policisë Rrugore dhe dy të Rendit.
Ata kanë qenë të parët që kanë konstatuar lëvizjen në sens të kundërt në autostradë të 36-vjecarit.
Ata i kanë nxjerrë tabelën për ta ndaluar, por ai me një siguri nuk i ka parë fare për shkak të shpejtësisë së madhe që lëvizte në autostradë.
Menjëherë është lajmëruar salla operative e Policisë së Durrësit.
Patrulla e Policisë ka kaluar mbi mbikalimin e Fllakës dhe sapo ka zbritur nga mbikalimi në autostradë është lajmëruar në radio për aksidentin e ndodhur në Sukth.

Sipas policisë, dy janë mundësitë nga ku ka hyrë në autostradë Dashnor Deliallisi. Ai mund të ketë hyrë nga Ura e Dajlanit, ose nga mbikalimi i serave që lidh zonën e Shkozetit me ish-Kënetën.
Sipas policisë më shumë mundësi ka të ketë kaluar nga mbikalimi i serave, pasi mund të ketë qenë në ndonjë lokal nate aty pranë.

Nën efektin e alkoolit apo të drogave, Deliallisi mund të ketë dashur të mbërrinte me shpejtësi në destinacionin e tij dhe për këtë ka gjetur si zgjidhje më të shkurtër ecjen në sens të kundërt. Ai ka ecur rreth 12 km në sens të kundërt përpara se të përplasej me vajzat.
Sipas policisë së qarkullimit, mund të ishte shmangur aksidenti tragjik nëse nuk do të kishte kthesë në atë vend, sepse kjo e fundit nuk i ka dhënë fushëpamje as vajzave dhe as “kamikazit” për të shmangur përplasjen. Nga aksidenti tragjik i orëve të para të mëngjesit të së enjtes humbën jetën katër persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.