Gjoba 550 mijë euro, dëshmia e biznesmenit që fundosi bandën e Emiljano Shullazit

emiljano-shullaziDëshmia e Ylvi Beqjat, fundos Emiljano Shullazin dhe bandën e tij. Biznesmeni Beqja në formën e gjobës është detyruar të paguajë cash tek Shullazi dhe banda e tij rreth 550 mijë euro, prej tyre në 5 raste me çeqe, duke lënë gjurmë në sistemin bankar, që po përdoren si prova konkrete ndaj grupit të strukturuar kriminal.

Emiljano Shullazi dhe banda e tij, me anë të kërcënimit dhe dhunës fizike i ka marrë biznesmenit Ylvi Beqja në formën e gjobës rreth 550 mijë euro para cash. Kështu thuhet në vendimin e gjykatës, bazuar në provat e siguruara nga dy prokurorët e çështjes në dosjen ndaj Shullazit dhe “bandës” së tij.

Bashkëpunëtori i drejtësisë Ylvi Beqja, ka rrëfyer me detaje para prokurorëve, të gjithë kalvarin e proceseve gjyqësore për të marr ish-hotel Vollgën si përfaqësues i kompanisë arabe. Si dhe ka treguar njohjen dhe takimet me Emiljano Shullazin dhe dhunën e kërcënimet që ky i fundit i ka bërë, duke detyruar të paguaj në formë gjobe rreth 550 mijë euro cash.

Burimet thonë se biznesmeni tashmë i mbrojtur, ka treguar se si pasoj e kërcënimeve dhe dhunës ëshët detyruar t’I paguaj Shullazit dhe pjesëtarëve të bandës së tij rreth 400 mijë euro cash. Para këto që janë provuar se i ka tërheq nga bankat e nivelit të dytë në disa raste, duke ia dorëzuar pjesëtarëve të bandës së SHullazit.

Por, pas dorëzimit të kësaj shume, Beqja ka treguar se për të lënë gjurmë, ka kërkuar që pagesat e tjera të bëheshin me çeqe me arsyetimin se nuk e lejonte kompania që të tërhiqte para CASH. Të ndodhur në këto kushte, SHullazi ka pranuar kërkesën e tij, duke ia dorëzuar tre emrat e të besuarve të tij, si personat në emër të cilëve do kalonin parat.

Në vendim e gjykatës thuhet se në emër të Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, biznesmeni Ylvi Beqja ka lëshuar dy çeqe me një vlerë rreth 70 mijë euro. Para të cilat, rezulton se janë tërhequr më pas nga banka e niveli të dytë nga vet i dyshuari Dani. Po me kërkesë të SHullazit, biznesmeni Beqja ka lëshuar edhe dy çeqe të tjera për nipin e tij tashmë të arrestuar Endri Zela, i cili rezulton nga banka e nivelit të dytë se ka thyer çeqet duke tërhequr shumën e 50 mijë eurove.
Veç Danit dhe Zelës, mësohet se prokuroria ka provuar se edhe Endri Qyqja, i besuari tjetër i SHullazit, ka thyer një çek me vlerë rreth 16 mijë euro që biznesmeni Beqja e ka lëshuar në emër të tij në formën e pagesës së gjobës.
Të gjitha këto pretendime, thuhet në vendimin e gjykatës, janë pasqyruar në kallëzimin që Beqja ka dhënë para hetuesve me cilësinë e dëmtuarit që tashmë ka marr statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë./abcnews

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Angli, policët tërheqin zvarrë dy emigrantë shqiptarë

Dy policë në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari në ...