Dëshmia e gruas: Pse vendosa ta regjistroja gjyqtarin që më kërkoi seks

gruajaaGruaja që denoncoi për favore seksuale kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, ka dhënë deklarime para prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët e kanë marrë në pyetje për 6 orë, raporton “Panorama”.

Me nisjen e hetimeve në lidhje me skandalin e audiopërgjimit që e dëmtuara realizoi me gjyqtarin Boçi, Prokuroria ka filluar me dëshminë e 40-vjeçares Rudina I.

Nëna e dy fëmijëve ka shpjeguar me detaje të gjitha bisedat me gjyqtarin gjatë takimeve me të, në lidhje me proceset gjyqësore që kishte të hapura për pronësinë. Ajo i është përmbajtur versionit që u publikua të enjten mbrëma në emisionin investigativ “Stop”, duke treguar se Boçi i ka kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar në procesin gjyqësor. Madje ajo ka theksuar se në emision janë transmetuar vetëm 4 minuta regjistrim, kur në fakt ajo ka dorëzuar biseda që zgjasin më shumë se 50 minuta.

Po kështu, Rudina I. ka dëshmuar para prokurorëve se bashkë me përgjimet ku gjyqtari i kërkonte favore seksuale u ka dorëzuar gazetarëve edhe regjistrime ku ai e kërcënonte. E dëmtuara ka dhënë shpjegime të hollësishme para hetuesve të Krimeve të Rënda për rrethanat se si është takuar me kryetarin e Gjykatës, i cili ishte mik i babait të saj e më pas vendimin për të kryer një aludoi përgjim, që ta denonconte atë publikisht.

DËSHMIA

Burime nga organi i Akuzës thane dje se 40-vjeçarja Rudina I. ka treguar para hetuesve të gjitha peripecitë që ka kaluar, që nga njohja me bashkëshortin, martesën në moshë shumë të re, kontratën fiktive të shitjes së pronës që i ka kaluar vjehrrës dhe divorcin. Ndërsa ka vijuar më pas me kalvarin e proceseve gjyqësore, deri te njohja dhe takimet që ka zhvilluar me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Burimet thanë se e dëmtuara ka pranuar se historia e ka fillesën në momentin e nisjes së procedurave të divorcit me bashkëshortin, ku më pas i është drejtuar Gjykatës për ndarjen e pasurisë, duke qenë se i kishte të dy fëmijët nën kujdestari. Ajo ka shpjeguar se ka kërkuar në gjykatë shpalljen e pavlefshme të kontratës fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit, që ishte bërë vite më parë.

Padi të cilën ish-vjehrra e saj e kishte kundërshtuar duke kërkuar rrëzimin e kërkesës. Duke mos pasur rrugë tjetër për të zgjidhur problemin e saj, ajo ka kërkuar ndihmën e kryetarit të gjykatës, i cili ishte mik i të atit. Por, gjatë bisedave me të, ka kuptuar se ndihma e tij ishte thjesht e orientimit për të paguar lekë e në fund arriti deri aty sa i kërkoi favore seksuale në çdo takim.

Vendimin për regjistrimin e bisedave me gjyqtarin Boçi, ajo ka treguar se e ka marrë pas vendimit të Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Blerta Çibuku kishte vendosur në favor të ish-vjehrrës. Rudina ka shpjeguar se biseda është regjistruar në kohën kur dosja ishte në Gjykatën e Apelit.

—-
Për gati 6 orë prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje 38-vjeçaren që denoncoi kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Oficerët e policisë gjyqësore udhëtuan drejt Gjirokastrës ku jeton gruaja e divorcuar. Fillimisht ajo u ka shpjeguar hetuesve se si një kontratë fiktive që kalonte shtëpinë te ish-vjehrra u bë shkak që pas divorcit ajo të dilte jashtë.

Burime të Tv Klan nga grupi i hetimit thanë se 38-vjeçarja ka këmbëngulur në variantin e saj, se kreu i gjykatës i ka kërkuar vazhdimisht favore seksuale duke i premtuar se do të ndërhynte për të zgjidhur çështjen e pronësisë në favor të saj.

Sipas dëshmisë së dhënë nga denoncuesja, Boçi e ka orientuar të paguajë lekë për të fituar çështjen. Ajo thotë se vendosi të regjistrojë takimet me kreun e gjykatës pas humbjes së çështjes në Shkallën e Parë me vendim të gjykatëses, Blerta Çibuku.

Nëna e dy fëmijëve ka thënë para prokurorëve se Boçi kishte marrë përsipër ta ndihmonte edhe kur çështja ndodhej në Apel. Por edhe Shkalla e Dytë i dha të drejtë ish-vjehrrës së saj dhe çështja shkoi në Gjykatën e Lartë. Në Qershor të këtij viti edhe kjo gjykatë vendosi të mos e pranojë ankimin.

“Pasi mbeta pa shtëpi dhe pa pension ushqimor për fëmijët kërkova ndihmë pranë emisionit Investigativ “STOP,” ku dorëzova përgjimet bashkë me kërcënimet e kreut të Gjykatës”- thotë 38-vjeçarja në dëshminë e saj.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kqz-mandatet

KQZ voton ndarjen e re të mandateve, ja sa deputetë do “prodhojë” cdo qark

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi sot me 7 vota pro ndarjen e ...