Deputetja e larguar i përgjigjet Ramës: Përsheshi yt është kanabisi, i imi është dija!

blushi-hafiziDeputetja e larguar nga Partia Socialiste, Mimoza Hafizi, tashmë pjesë e partisë së re të Ben Blushit, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha se deputetja tani të hajë përsheshin e Blushit.

Nga foltorja e kuvendit ashtu siç kishte premtuar, Hafizi i tha Ramës se qeveria nuk e do dijen, dhe jo më kot Shqipëria po rend në rrugën e frikshme të kanabisit.

Kliko per me shume info

Deklarata e Hafizit:

Kam një debat me kryeministrin. Dua t’i them që unë jam një njeri i librave zoti Kryeministër.

Shkruaj për atomet e elektronet dhe universin pa fund që i mbushin shpirtin dhe u hapin mendjen studentëve dhe lexuesve të apasionuar.

Ju këtë e përçmoni, e quani të pavlerë. Nuk e doni dijen, nuk e besoni si çelësi i zhvillimit, jo më kot Shqipëria po rend në rrugën e frikshme të kanabisit. Një qeverisje në dashuri me dijen nuk do ta lejonte.

Dija ime, ose përsheshi im, dhe kanabisi, që ka gjetur shesh për përshesh në qeverisjen tënde kryeministër e kanë diçka të përbashkët. Të dy e ngrenë njeriun në qiellin e lumturisë. I japin krahë të fluturojë. Por dija, përsheshi im është fluturim i sigurt. I gjatë sa një jetë njeriu.

Me dijen nuk rrëzohesh asnjëherë ndërsa kanabisi, përshesh yt, i trullos për pak çaste, krijon iluzione kalimtare dhe të përplas mbrapsht në botën e errët të krimit, në mjerim dëshpërim.

Unë zgjidh ekuacione matematike zoti Rama, për t’i dhënë përgjigje me aq sa mundem ndonjë problemi të botës së madhe të shkencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.