“Shpërthen” deputetja: Të largohen ata që po e mjelin PD-në si lopë!

liljana-elmaziDeputetja demokrate e Vlorës Liljana Elmazi ka reaguar ashpër në rrjetin e saj social ndaj atyre njerëzve që ajo vlerëson se po “e mjelin PD-në si lopë”.

“Do të shpëtojë ndonjëherë PD nga ata pseudodemokratë që e duan si ” lope” për ta mjelë kur është në pushtet, apo për të bërë karrierë në opozitë , (ndërkohë që as profesion tamam nuk kanë), se mendojnë që shpejt mund ta kthejnë në “lopë” për ta mjelë për poste deputetësh apo pushtetarësh, nderkohe që jo vetëm nuk kanë kontribut në PD, nuk kanë as vlera, për mos thënë antonimin e saj, madje as votat e tyre e familjareve nuk i kanë dhënë PD”- shkruan në nisje të reagimit të saj deputetja Elmazi.

Më tej ajo shkruan se: “Për mua, këta janë më të rrezikshëm edhe se Rilindja e LSI për partinë tonë (sepse Rilindja e LSI dihen, njihen, e këta pseudot brenda nesh atyre u shërbejnë duke shpërdoruar besimin e demokratëve), këta jane si ai krimbi apo mola që e gërryejnë PD nga brenda pa u ndjere, larg imoralet politikë e jopolitikë dhe mediokriteti nga PD. Përveçse të këqija, asnjë të mire nuk i sjellin”.

Deputetja e Vlorës shtron pyetjen se “nga dallojme ne nga imoraleti e mediokriteti rilindas? Duhen burra e burrnesha në opozite sot, e jo marioneta, që në fakt gjithmone janë padobi, madje të dëmshme, duhet dekriminalizim i politikës, por jo vetëm, mendoj që edhe deimoralizimi në politike do e pastronte politiken nga…”- e mbyll reagimin e saj të ashpër deputetja demokrate Liljana Elmazi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Jo, ata nuk i largon dot moj zonje, jane ata qe i krehin bishtin lulashit. Ndryshe, atij lumemadhi i dalin te palarat ne shesh dhe e ka vendin ne burg me ato qe ka bere. Dhe tjetra, nje “lider” medioker si ai cfare kujton ti se do mbledhi rreth vehtes? Edhe ai qe zuri ate vend se i krihte bishtin saliut e zuri, dhe milte dhe po e mjel pd-ne. Ajo parti eshte pa bosht, se ja ka thyer saliu, ti e vetme nuk ben dot gje. Shko me mire me partine e ben blushit, ke dhe mimozen atje, ke nje shoqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...