Deputetja ushqen foshnjën me gji gjatë seancës plenare

Deputetja e Parlamentit islandez Unur Bra Konradsdotir ka mbajtur fjalim duke i dhënë gji foshnjës së vet, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Deputetja ka thënë se të ushqesh fëmijën me gji është gjëja më e natyrshme në botë.
Unur Bra Konradsdotir, e cila i përket të djathtës, Partisë për Pavarësi i ka thënë se fjalimi i saj nuk e pengoi foshnjën.
“Përkundrazi, do ta pengonte sikur t’ia ndërprisja gjirin gjatë kohës që flisja”, ka thënë nëna ajo.
Mediet islandeze kanë raportuar se kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e këtij vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.