“Të hajë përshesh në partinë e Blushit”, ja si i përgjigjet deputetja Ramës

hafizi-pssI ftuar në studion e gazetares Eni Vasili, kryeministri Edi Rama foli një natë më parë me një gjuhë aspak të këndshme për deputeten tashmë të larguar nga Partia Socialiste, Mimoza Hafizi. Tashmë që deputetja është bërë bashkë me deputetin tjetër të larguar nga PS-ja, Rama tha se Hafizi ‘të hajë përshesh tani në partinë e re të Blushit”. Por këtë mëngjes, deputetja e Shkodrës i përgjigjet kështu ish-kryetarit të partisë ku ajo bënte pjesë deri pak ditë më parë.

“Të gjithë ata që janë lënduar mbrëmë nga gjuha vulgare e kryeministrit ndaj meje, dua t’i siguroj se përgjigjen do ia kthej nesër, nga foltorja e Parlamentit.

Por jam e bindur se sjellja e këtij njeriu që nuk e di apo harron se është kryeministër, nuk më cenon vetëm mua, por edhe ty, ju, edhe të gjithë ata që ende e dinë dhe e marrin për kryeministër”, shkruan Hafizi në “Facebook”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

donald-lu15

Donald Lu: Politikanë të lartë gënjejnë se BE e EURALIUS gabuan me përkthimin

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu ka reaguar sot në lidhje me ...