Deputeti milioner emërohet zv.kryeministër i Kosovës

Kosovë&Rajon

deputeti-milionerKryeministri Isa Mustafa ka marrë këtë të enjte një vendim për emërimin e biznesmenit Ramiz Kelmendi, në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Deputeti, i cili ka aderuar vetëm pak ditë më parë në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi më herët ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, konsiderohet si një prej personave më të pasur në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti nga Peja zotëron disa biznese, ndërtesa dhe automjete luksoze, ndërsa në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion, ai rezulton të jetë një biznesmen milioner.

Kelmendi pritet të dorëzojë mandatin e deputetit, për të marrë postin e zv.kryeministrit në Qeveri.

ME TE LEXUARAT