Deputeti i PDIU sulmon ashpër Ilir Metën: Bëri deklarata antishqiptare në Greqi

Aktualitet

aqif-rakipiDeputeti i PDIU, Aqif Rakipi ka qenë shumë i ashpër me kreun e Kuvendit Ilir Meta në lidhje me qëndrimet e tij mbajtur gjatë vizitës tre ditore në Greqi. Sipas Rakipit kreu i Parlamentit duhet ta kishte ngritur çështjen çame.

“Ajo deklaratë është anti-shqiptare. Metës i është bërë pyetja direkt, a ekziston Çështja Çame dhe ai thotë të shikohet për të ardhmen. Kjo deklaratë është as mish, as peshk. Çështja Çame është ngritur në Bruksel dhe mos ta ngrejë kryetari i Parlamentit shqiptar, kjo nuk është normale, nuk di çfarë mund të them”, u shpreh Rakipi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Metës se në Shqipëri nuk ka një parti serioze me agjendë nacionaliste.

“Ne si parti jemi parti më serioze se sa Meta, sepse kemi një kauzë. Kauza jonë dihet se cila është dhe kauza e Metës dihet se për çfarë është. Ne jemi parti kombëtare.

Çështja Çame nuk është çështje e vetëm 5 deputetëve apo e një partie, ajo është një çështje e gjithë shqiptarëve dhe e historisë së Shqipërisë”, ben me dije deputeti i PDIU.

ME TE LEXUARAT