Deputeti: Nëna dhe baba e Kosovës është Shqipëria, të bashkohemi!

Kliko per me shume info

qeveri-shqiperi-kosoveDeputeti i NISMA për Kosovën, Zafir Berisha e ka quajtur Kosovën një krahinë të Shqipërisë. Sipas tij, një ditë Shqipëria do të jetë një shtet i vetëm.

“Ne jemi shqiptarë, që jetojmë në krahinën e Shqipërisë, që quhet Kosovë. Dhe, sot ose nesër, herët apo vonë Shqipëria do të jetë një dhe meqë sot rrethanat e politikës globale na kanë pozicionuar ashtu siç na kanë pozicionuar, kjo nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga ideja e Shqipërisë natyrale”. ka thënë Berisha në Ora e Fundit të Klan Kosova.

Kliko per me shume info

Zafir Berisha ka thënë se nuk duhet hequr dorë nga Shqipëria Natyrale.

“Përse duhet të heqim dorë nga kjo?”, ka pyetur Berisha duke u vetëpërgjigjur. “Asnjë komb s’ka hequr dorë”.

Sipas tij nëna edhe baba e Kosovës është Shqipëria.

“Ne edhe nënë edhe babë e kemi Shqipërinë. Kur them Shqipërinë e kam fjalën për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Maqedoni e deri në Çamëri”, ka thënë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here