Denoncimi i Policit: Vrasja e Besnik Pudjës u porosit nga truproja e Tahirit

Politikë

berisha-kuvendIsh-kryeministri Sali Berisha akuzon truprojën e ministrit Saimir Tahiri se ka porositur vrasjen e Besnik Pudjes në Shën Gjergj.

Në një status në “Facebook”, Berisha citon mesazhin e të ashtuquajturit oficeri dixhital, që thotë se ka qenë pikërisht ky shtetas që ka vrarë ose porositur vrasjen e Pudjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

STATUSI

Oficeri dixhital hedh dyshime se:

– Dyshime tejet serioze ka hedhur ne informacionin e tij se, badiguardi dhe kryesekseri i Saje qorrit, Elvis Rexha mund te jete dhe ekzekutori ose porositesi i vrasjes se Besnik Pudjas

– Elvis Rexha eshte kryesori i parcelave te kanabisit ne malesine e Shengjergjit!

– Te gjitha manipulimet, fshehjen dhe zhdukjen e provave te vrasjes se Besnik Pudjas i ka bere drejtori i drejtorise se policise se Tiranes, Ervin Hodaj me porosi te Saje qorrit.

I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te hetoje me perparesi implikimin direkt te Saje qorrit, sekserit te tij Elvis Rexha dhe drejtorit Ervin Hoda, ne kete krim te shemtuar dhe perpjekjen per te paraqitur ekzekutimin mafioz te Besnik Pudjas si vetevrasje! sb

“Pershendetje doktor..jam nje oficer i policise ne komisariatin e policise nr 4 ne tirane..ju bej me dije se besnik pudja personi qe u gjet i vrare ne hangaret e hashashit ne fshatin kallogjesh ne shengjergj esht mik dhe lidhje e ngushte e elvis rexhes badigardit dhe sekserit me te ngushte te sajmir tahirit dhe din e gjithe zona,e gjithe vendngjarja dhe servirja e rrethanave te rreme per kete ngjarje esht bere me porosi te Saje qorrit dhe urdher te drejtorit te tiranes ervin hodaj qe te mos dale e verteta qe mbas ketyre parcelave dhe kesaj ngjarje kaq te rende te mos dale ne drite emri i elvis rexhes qe esht kaq shume i implikuar ne ate zone me parcelat e hashashit..”

ME TE LEXUARAT