Ministri Tahiri zbulon “formulën”: Ja si do të shpëtojmë nga kanabisi

tahiri2016Ministri Saimir Tahiri ka lajmëruar sot se do të ketë ndryshime në Kodin Penal për të gjitha rastet e kultivimit të drogës dhe të trafikimit të saj, duke përshkallëzuar dënimet për fajtorët.

“Mbajtja e paligjshme, tregtimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së autorit, pra faji më i madh përgjegjësia më e madhe dhe sipas këtij parimi konsumi dhe mbajtja e sasive që konsiderohen për përdorim vetjak do vijojë të jetë jo vepër penale. Ndërkohë shitja, prodhimi që konsiderohen mbi përdorim vetjak do dënohet nga 1 -5 vjet. Kjo vepër kur kryhet në sasi të mëdha do dënohet nga 7-10 vjet”, tha Tahiri në konferencën e mbajtur sot për gazetarët.

Më tej Tahiri shtoi se “do t’i propozoj qeverisë që në Kodin Penal të sanksionohet diferencimi i sasisë për dënimin e atyre që kryejnë këtë vepër penale. Besoj se kjo do sjellë një efekt të menjëhershëm”.

“Kjo do vlejë dhe për kultivimin e bimëve narkotike, një dispozitë e veçantë për mbajtjen e farave të kanabisit do dënohet nga 3 deri në 7 vjet. Ndërkohë kultivimi në sasi të vogla, deri në 1 vit. Kultivimi në sasi që s’janë më të vogla do dënohet nga 1 deri ne 3 vjet
Dhe kultivimi në sasi të mëdha nga 5 deri në 10 vjet. Do propozoj që në ligjin Antimafia të përcaktohet hetim pasuror i menjëhershëm për të gjitha rastet e kultivimit të sasive të mëdha të kanabisit”, tha Tahiri.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...