Dëme të mëdha materiale nga tërmeti në Itali, por nuk ka viktima

Bota

termeti-italiaTërmetet që goditën Italinë qendrore, në mesnatën e të mërkurës dhe të enjtes, kanë shkaktuar dëme materiale dhe kanë shqetësuar banorët. Megjithatë nuk ka pasur viktima. I njëjti rajon u godit para dy muajsh nga një tërmet i fuqishëm në të cilin humbën jetën afro 300 njerëz.

Një numër i qytetarëve u lënduan lehtë, dhe vetëm një numër i vogël kërkoi ndihmë mjekësore, ka bër ëtë ditur Agjencia për mbrojtjen civile.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryetari i qytetit Vissa, një nga qytetet më të mëdha në rajonin e goditur, tha se dëmet më të mëdha janë shënuar në ndërtesat që qenë dëmtuar në tërmetin e 24 gushtit.

Qeveria italiane ka vendosur që të ndajë 40 milionë euro për rajonin e prekur dhe ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në gusht në këtë zonë.

Qeveria përveç kësaj ka premtuar, siç ishte edhe rasti në gusht, që të gjitha ndërtesat e dëmtuara të rindërtohen, prandaj ka organizuar pranimin e të gjithë atyre që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Një varg tërmetesh të fuqive të ndryshme përfshirë edhe dy prej 5.5 dhe 6.1 ballësh u regjistruan në rajonin e Italisë qendrore në mëngjesin e të enjtes.

ME TE LEXUARAT