PROFIL/ Shkaktari i aksidentit tragjik në Sukth, person me precedentë

Aktualitet

UntitledSipas ekspertëve, Dashnor Deliallisi është shkaktari i aksidentit, që tronditi mëngjesin e sotëm, qytetin e Durrësit, por jo vetëm.

Pasi eci për rreth 12 kilometra në krah të kundërt, duke qenë se ndiqej nga policia, e cila e kishte pikasur duke qarkulluar tej normave të lejuara, ai u përplas në Sukth me një automjet tip Benz, aksident nga i cili 36-vjeçari dhe tre të rejat gjetën vdekjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por kush ishte Dashnor Deliallisi? Sipas burimeve zyrtare, Dashnor Deliallisi është një shtetas me precedentë penalë, i cilësuar si “kamikazi shkatërrues”.

Në momentin e aksidentit ai dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës, por ende nuk kanë dalë përgjigjet përfundimtare, përsa i përket analizave toksikologjike, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Sipas burimeve të “Durrës Lajm”, Dashnor Deliallisi ishte qytetar rom, i lindur në Fushë Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar. Aktualisht ai bashkëjetonte me një grua në qytetin e Durrësit.

ME TE LEXUARAT