Deklarata/ “LSI-ja mund të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 2017-s”

Shezai-Rrokaj_1-554x350LSI-ja mund të dalë forcë e parë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen në 2017-n. Deklarata u bë nga kandidati për kryetar të LSI-së, Shezai Rrokaj, gjatë një takimi të mbajtur me strukturat e partisë në Delvinë.
“LSI-ja sot mund të mendojë, mund të besojë dhe mund të punojë në qoftë se ne do të kemi solidaritet me njëri-tjetrin, vullnet me njëri-tjetrin për të qenë forcë e parë politike. Dikush ka qeshur. Unë nuk qesh me mendimet e mia sepse besoj në mendimet që them. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të bëjmë aleanca. Por ne nuk duhet ta mbajmë më parë mendjen se me kë do të duhet të bëjmë aleancë, se sa mendjen që ne të fitojmë për të qenë forcë e parë. Dhe në qoftë se ne i vëmë qëllim vetes, në qoftë se ne hapemi ndaj qytetarëve, në qoftë se ne LSI e bëjmë pjesë reale të shoqërisë në nivele të ndryshme të qytetarit, të fermerit, të sipërmarrësit, të intelektualit, unë them që ne mund të guxojmë të jemi forcë e parë politike në 2017-n”, tha Rrokaj në këtë takim.

Gjithashtu, në fjalën e tij, Rrokaj theksoi LSI ka treguar se është një parti luajale në aleancat e saj dhe aleancat nuk i bën për kërshërinë apo interesat tipike partiake të saj, por i bën për interesa më të mëdha që janë interesat e vendit. “Ishte e panatyrshme aleanca me PD-në, por pa atë aleancë ne nuk do të kishim marrë vizat në mandatin e parë dhe sot qytetarët lëvizin të lirë apo siç pati arritje të tjera”, theksoi ai.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. yeah, me moniken kryetare se likes do ti dalin te palarat ne shesh bashke me saliun.

  2. PO SI SKE TURP O SHEZAI JE DHE PROFESOR
    PO SKA KUC E MAC QE SE DI SE LSI SHEF VETEM LEKUN DHE XHEPIN SI E SI TE PASUROHEN DUKE VJEDHUR SHTETIN
    JENI TURP PER SHQIPERINE HAJDUT DHE SHERBETOR I HAJDUTEVE TURP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...