I dehur në timon, 33-vjeçari aksidenton 5 persona në Durrës

policia-durresNjë 33- vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi duke i dhënë makinës nën efektin e alkoolit ka aksidentuar 5 persona. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Qokaj banues në Durrës, i cili më datë 10.10.2016, në lagjen numër 15, Durrës, rreth orës 15:00, duke drejtuar mjetin tip Volsvagen me targa AA 839 GE është përplasur me mjetin tip Lançia me targa AA 116 HY me drejtues shtetasin M.Ç. 37 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit tip Lançia dhe pasagjerët në mjetin e tij shtetasit F.K. 21 vjeç, dhe F.C. 53 vjeç dhe pasagjerët në mjetin tip Vosvagen, shtetasit B.K. 33 vjeç dhe P.L. 59 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info

Nga testi i alkoolit të bërë shtetasit Altin Qokaj rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.74 mg/litër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here