De Biasi: Ndeshja me Italinë? Nuk e di ku do jem deri në mars

de-biasiXhani De Biazi nuk ka dëshirë të flasë që tani për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë. Trajneri i Kombëtares kuqezi e sheh larg duelin e 24 marsit të ardhshëm, madje me gjysmë shakaje thotë se as nuk e di ku do të jetë në atë kohë.
“Para së gjithash, kemi Izraelin më 12 nëntor, një ndeshje që na intereson më së shumti në këto momente. Pastaj, të shohim nëse deri atëherë do të jemi këtu. Nuk jemi projektuar për të menduar kaq gjatë në kohë”, u shpreh 60-vjeçari në një intervistë për emisionin “Dalla Parte del Toro” në radion torineze “Radio Flash”.

“Me pjesëmarrjen në Kampionatin Europian kemi arritur majën e parabolës sonë dhe uroj që kurba të mos vijë në zbritje, – vijoi italiani. – Tani është i madh rreziku për të hedhur poshtë atë çka kemi arritur deri tani me këtë grup.
Jemi në një grup shumë të vështirë për kualifikueset e Europianit, pasi edhe italianët vetë e panë me sy çfarë është Spanja. Italia besoj se është kandidate për të dalë e dyta, kurse ne me Izraelin do të diskutojmë vendin e tretë. Spanja ka lojtarë të një planeti tjetër krahasuar me ne, kurse për Italinë ky planet është paksa më afër”.
Më tej De Biazi konfirmoi hapur se ishte fare pranë stolit të përfaqësueses së Italisë pas Kampionatit Europian: “Isha në balotazh me Venturën për kombëtaren.

Isha shumë, shumë afër. Megjithatë unë nuk isha plotësisht i lirë, pasi isha i lidhur me Shqipërinë. Megjithatë nuk e fsheh që për një italian, stoli i kombëtares nuk është gjë e vogël. Pata kontakte të vazhdueshme dhe isha në drejtimin e duhur, por më pas ma morën në kthesë.
Nuk besoj se do të ketë një mundësi tjetër. Them se kjo ishte situata më e përshtatshme. Vija nga një kualifikim historik me Shqipërinë, pas katër vitesh përvoje ndërkombëtare, që nuk është pak. Por për fatin tim të keq, ata bënë zgjedhje të tjera. Megjithatë, nga ana tjetër nuk u detyrova të shpjegoja pse do të largohesha nga një realitet që më vlerëson e më cilëson si hero kombëtar në Shqipëri”./panoramasport

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

city-manchester

Dënon tre futbollistë të Manchester Cityt

Trajnerit Pep Guardiola do ti mungojnë tre futbollistë për ndeshjet e ardhshme. ...